Erion Veliaj ky kampion i propagandës.
Sa herë në vit inaugurohet një objekt?
Erion Veliaj e inauguroi Piramidën më 11 Maj për hesap të zgjedhjeve lokale, bëri cmos që të ishte gjysëm gati për inaugurim se ashtu i duhej propagandës.
Piramida që brënda tashmë strehon qëndrën Tumo ku do mesojnë fëmijët IT dhe disa lëndë të tjera sipas Erion Velisë u hap më 11 Maj kur cikli shkollor fillon në Shtator.
Më pas Erion Veliaj duke qëne se në Tiranë u mbajt Samiti i Berlinit, nuhati situaten dhe organizoi inaugurimin e dytë të piramides që bën të dyshosh nëse e organizoi për europianët e samitit apo se ishte ditëlindja e Enver Hoxhes dhe donte që në hijen e samitit të festonte dhe ditëlindjen e atij për të cilin është bërë në fakt piramida në zanafillën e saj.
Që kur është hapur si mozaleum për Enver Hoxhen e deri mbrëme piramida është inaguruar me dhjetra herë, një herë si teater, një herë si panair libri, një herë u kërkua të shembej për tu bërë Parlament e sa e sa herë të tjera.
Por vetëm Erion Veliaj arriti ta inaugurojë dy here brënda 4 muajve.
Shpresojmë mos ta inauguroje per herë të tretë gjatë Krishlindjeve, dhe shpresojmë mos na vijë ndonjë drejtues i ndonjë vëndi të madh se e inauguron përsëri.