Jasir Asani padyshim është kthyer në yllin e momentit me supergolat e shënuar në kualifikueset “EURO 2024”.
Përformancat me Kombëtaren, por edhe paraqitjet fantastike në Azinë e Largët kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Siç dihet, për Asanin ka interesim nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite, por jo vetëm. Sipas mediave, lojtari ka gjasë të bashkohet me Celta Vigon në Spanjë.
Vlen të theksojmë se në La Liga luan edhe sulmuesi Myrto Uzuni me Granadan. Celta Vigo mbetet një alternativë shumë e mirë, skuadër me të cilën ai do kishte mundësi të tregonte akoma më shumë veten. Asani ka luajtur më parë në Hungari për Kisvardën dhe AIK në Suedi.