Finalizohet marrëveshja, të dënuarit në Britaninë e Madhe transferohen në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët e dënuar në Britaninë e Madhe do të transferohen në atdhe.

Ministri i Drejtësisë  Ulsi Manja, ka zyrtarizuar këtë të mërkurë me homologun britanik Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri, përfshirë edhe të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Kjo marrëveshje përfaqëson vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate në NATO.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre.

Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për burgjet shqiptare dhe në fuqizimin e kapaciteteve tona njerëzore.

Për transferimet do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Share This Article