ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 3 hours ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 4 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 5 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 8 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

“Një politikan në pension, mori 98 përqind të votave”, BIRN: Gjinushi rizgjidhet pa garë në krye të Akademisë së Shkencave

albnews by albnews
21 October, 2023
in Opinion, Shqiperia
0
“Një politikan në pension, mori 98 përqind të votave”, BIRN: Gjinushi rizgjidhet pa garë në krye të Akademisë së Shkencave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akademia e Shkencave i dha të premten një mandat të dytë kryetarit Skënder Gjinushi, pas ndryshimeve ligjore në korrik të maxhorancës socialiste që i hapën rrugën për rikandidim.

Zgjedhjet u bënë në një proces të mbyllur, pa praninë e mediave dhe pa garë, ku Gjinushi, një politikan në pension, mori 98 përqind të votave.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Sipas zyrës së shtypit të Akademisë së Shkencave, nga 54 anëtarë të Asamblesë së ASH-së, morën pjesë në votim 53 anëtarë, nga të cilët 51 votuan pro dhe 2 kundër tij. Vetëm 44 anëtarë votuan fizikisht, ndërsa 9 të tjerë e dërguan votën e tyre me zarf, pasi nuk ndodheshin në Shqipëri.

Në këto votime u zgjodh gjithashtu në një mandat të dytë zëvendëskryetari Vasil Tole me 50 vota pro dhe 3 kundër. Gjinushi i quajti zgjedhjet demokratike dhe mbështetje për reformat që ai kishte ndërmarrë në 4 vjeçarin e parë në krye të akademisë.

“Secili kandidat ka në dorë veten e vet, dhe gjithkush ka qenë i ftuar, ligji ua jep të drejtën,” tha ai duke komentuar mungesën e garës.

Socialistët në pushtet ndryshuan disa herë ligjin për ASH-në duke i dhënë fillimisht Gjinushit mundësinë që të garonte për kryetar në vitin 2019 dhe më pas e ndryshuar sërish për t’i dhënë mundësinë që të merrte një mandat të dytë. Ndryshimet e fundit ligjore kaluan në Kuvend me një proces të kontestuar fort nga opozita, ndërsa vetë Gjinushi pranoi para Komisionit për Media dhe Edukim se kishte qenë inciator i këtyre ndryshimeve.

Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka ankimuar këto ndryshime në Gjykatën Kushtetuese.

“Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialistë,” reagoi ajo të premten pas përfundimit të votimeve në ASH. Sipas saj, zgjedhjet ishin një farsë dhe antiligjore, pasi mandati i tij kishte përfunduar me 18 korrik.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, por ligji i ri solli zgjedhjen në krye të saj të një Gjinushit, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate për më shumë se 2 dekada.

Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë. Në Korrik socialistët ndërhynë sërish në ligj duke hequr kufizimet e kandidimit për 2 mandate radhazi./BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result