“Civilët nuk duhet të vuajnë!”- Nis hyrja e kamionëve me ndihma në Gaza, por për Kombet e Bashkuara është vetëm “një pikë në oqean”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më herët mësuam se nisi hyrja e ndihmave nga Egjipti për në Rripin e Gazës, e megjithatë 20 kamionë, nuk janë mjaftueshëm për Kombet e Bashkuara, duke e konsideruar vetëm “një pikë në oqean”.

Njëzet kamionë kanë kaluar tani, që është numri për të cilin Izraeli kishte rënë dakord më parë, shkruan CNN.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë – por Sekretari i Shtetit Antony Blinken u ka kërkuar gjithashtu “të gjitha palëve të mbajnë të hapur kalimin Rafah për të mundësuar lëvizjen e vazhdueshme të ndihmave që është e domosdoshme për mirëqenien e popullit të Gazës”, sipas një deklarate të parë nga agjencia e lajmeve AFP.

“Ne kemi qenë të qartë: Hamasi nuk duhet të ndërhyjë në ofrimin e kësaj ndihme shpëtimtare,” tha Blinken.

“Civilët palestinezë nuk janë përgjegjës për terrorizmin e tmerrshëm të Hamasit dhe ata nuk duhet të vuajnë për aktet e tij të shthurura.”

Share This Article