Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale, duke pohuar se po të ishte ftuar do t’i përgjigjej ftesës pa hezitim.
“Artikulli i gazetës serbe ‘Novosti’, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shkruar Thaçi në Facebook.