Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump është gjobitur me 5,000 dollarë për shkeljen e një “urdhri ” në gjykatën ku ai po gjykohet për mashtrim në Nju Jork.
Nëse shkelja përsëritet, Trump mund të përballet me gjoba më të rënda apo edhe burgim, paralajmëroi gjyqtari Arthur Engoron. Ndërsa vuri në dukje se shkelja dukej si neglizhencë, ai shtoi ”Mos qesh! Shkeljet e ardhshme, të qëllimshme ose jo, do të përballen me dënime shumë më të rënda“.
Gjykatësi i kishte kërkuar ish-presidentit republikan të hiqte një post në të cilin ai e quajti nëpunësin e gjykatës “të dashurën” e senatorit demokrat Chuck Schumer. Fotoja e personelit me Schumer dhe komenti i Trump u hoqën nga faqja e tij në Truth Social, por jo nga faqja e tij e fushatës.
Trump nuk mori pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Sipas mediave amerikane, avokatët e tij thanë se postimi mbeti gabimisht në uebsajt dhe kërkuan falje nga gjyqtari.