Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenalit u mbyll në barazimin 2-2. Ndeshja e raundit të nëntë në Premier League ishte e luftuar deri në minutën e fundit, me Blutë që e bënë dramë dhe nuk mbajtën dot avantazhin e dyfishtë, duke u barazuar në minutat e fundit. Ndeshja u hap nga penalltia e kthyer në gol prej Palmer në të 15 minutë, ndërsa Chelsea gjeti edhe golin e dytë me Mudryk në të 48 minutë. Kur u duk se Chelsea kishte tri pikët “në xhep”, Declan Rice mendoi që të shkurtonte shifrat në të 77 minutë për Arsenalin, edhe pas gafës së portierit Sanchez të Chelseas. Më pas ishte Trossard që në minutën e 84 të barazonte ndeshjen në 2-2. Tanimë Arsenali me këtë pikë shkon në kuotën e 21 të tillave, duke qenë në vendin e dytë edhe pse me pikë të njëjta me kryesuesit e Man. City. Chelsea me 12 pikë mban vendin e nëntë.