Vajza hebreje që vdiq në një kamp përqendrimi u përfaqësua nga protestuesit pro-Palestinës si refugjate, por nëse do t’i kishte mbijetuar urrejtjes naziste, sot edhe ajo do të mund të shihte pamjet e Hamasit, ashtu si të mbijetuarit e tjerë të Holokaustit.
Paolo Salom, për Corriere della Sera shkruan se në fakt ndryshe nga ç pretendojnë mbështetësit e Palestinës, Ana Frank nuk do të ishte një “refugjate”, përkundrazi, nëse ajo do t’i kishte mbijetuar fushatës së shfarosjes dhe do të kishte kërkuar strehim në shtetin e rilindur të Izraelit, ku ajo mund të kishte takuar sytë plot urrejtje të një terroristi që mbërriti nga Gaza me qëllimin për të vrarë sa më shumë “sionistë” të ishte e mundur. Përfshirë të mbijetuarit prej shfarosjes.
Ne nuk duam të hyjmë në çështjen politike këtu: e drejta e arabëve palestinezë për të vendosur vetë fatin e tyre nuk është në pikëpyetje, as nuk synojmë të nënçmojmë gabimet dhe dritëshkurtësinë e qeverisë izraelite.
Por ajo që ndodhi më 7 tetor shkon përtej gjithë kësaj. Asnjë kauzë nacionaliste nuk mund të justifikojë mizorinë, tmerrin, çnjerëzimin e gjuetisë së hebreut të kryer nga një grusht bishash që kryen një mësymje që nuk ka të krahasuar përveç praktikave të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Primo Levi pati një makth të përsëritur: Të kthehej në shtëpi dhe të vëzhgonte skepticizmin në fytyrat e atyre që dëgjuan historinë e tij për kampet e shfarosjes. Në Milano ndodhi diçka më e keqe, nëse ishte e mundur: shndërrimi i viktimave në xhelatë. Një transformim në të cilin të gjithë hebrenjtë janë “fajtorë” thjesht duke ekzistuar ; dhe në të cilën gjoja “barbarizmi sionist” justifikon tmerrin e 7 tetorit, duke përfshirë masakrën me të porsalindurit.
Nëse duam të shmangim fatkeqësitë, edhe këtu, në rrugët tona , është më mirë të ndalojmë menjëherë këtë shkitje kulturore që shkon në të njëjtat shtigje si dehumanizimi i hebrenjve i kryer nga Goebbels , Ministri i Propagandës i Hitlerit, i aftë, në disa vite dhe në një terren të bërë pjellor nga shekuj antisemitizmi fetar, për të bindur gjermanët dhe aleatët e tyre se hebrenjtë ishin njerëz të padenjë për të thithur të njëjtin ajër.
Jo: Anne Frank nuk do të ishte një refugjate sot. Ana Franku, përkundrazi, u vra sërish sot në komunitete dhe qytetet e Izraelit: nga banditët e Hamasit.