• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Shqiperia
Arrest me burg për Malltezin, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj dhëndrit të Berishës dhe bashkëpunëtorit të tij

Arrest me burg për Malltezin, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj dhëndrit të Berishës dhe bashkëpunëtorit të tij

by albnews
23 October, 2023
in Shqiperia
0
4
VIEWS

Dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha është lënë në burg pasi Gjykata e Posaçme i ka komunikuar atij vendimin mbrëmjen e sotme. Ndërsa bashkëpunëtorit të tij, inxhinierit dhe ndërtuesit, Fatmir Bektashi i është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Sa i përket Malltezit Gjykata konstaton se ai ka kryer veprat penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë referuar procedurës së privatizimit të ish-kompleksit të klubit sportiv “Partizani”.

Ndërkaq për bashkëpunëtorin e tij, ndërtuesin Fatmir Bektashi është caktuar masa e “detyrimit të paraqitjes” pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Sipas Gjykatës, Bektashi duhet të paraqitet “të hënën e parë dhe atë të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.” 

Gjithashtu, atij i ndalohet të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Akuzat

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash pasi është favorizuar nga ish-kryeministri Berisha për të privatizuar ish-kompleksin e klubit sportiv “Partizani”.

Ndërkaq, ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv pasi sipas dosjes hetimore të SPAK, ish-kryeministri Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për të bërë të mundur privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Nga ana e tij, Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, duke e quajtur antikushtetues dhe për këtë arsye nuk u paraqit sot në gjykatë çka detyroi që oficerët e policisë gjyqësore të mbërrijnë në shtëpinë e tij pasditen e sotme për t’i komunikuar sërish masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa Gjykata e Posaçme i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Berisha që të paraqitet ditën e nesërme në orën 14:00 në dyert e kësaj gjykate për t’u njohur me masën e sigurisë së ndërmarrë ndaj tij.

Vendimi i plotë

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen ne tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar ne nenet, 228, 229, 230, 233, 234, 238, 248, 249, 466 to Kodit to Procedurës Penale,

VENDOSI:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, data 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur ne Tirane dhe banues ne Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, me profesion profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me arsim të lartë, profesor/doktor, me gjendje civile i martuar, me katër fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, date 20.10.2023 te Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Fatmir Bektashi, i biri i Petritit dhe i Fitnetes, i datëlindjes 24.11.1957, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë, lindur në Tiranë dhe banues në Tirane, ne adresën: “Rr. Frosina Plaku, apartamenti nr.40/11”, me arsim të lartë, me profesion inxhinier mekanik, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi gjermane dhe me kombësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi, të përgatitet të hënën e parë dhe atë të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.

2.2. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

2.3. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin në hetim Fatmir Bektashi.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4. Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 23.10.2023.

Previous Post

250 mijë euro në 6 llogari bankare/ Zbardhen pronat që iu sekuestruan Jamarbër Malltezit

Next Post

Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së

Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM