Gjykata e Hagës seancë dëgjimore për sulmet në Gaza dhe ato ndaj Izraelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të mbajë seanca dëgjimore publike për të lejuar palët të japin pikëpamjet e tyre mbi pasojat ligjore të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli, raporton Reuters. Gjykata Ndërkombëtare do të nxjerrë një opinion ligjor jodetyrues.

GJND-së, e njohur gjithashtu si gjykata botërore, iu kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara prej 193 anëtarësh në dhjetor të jepte pikëpamjen e saj mbi konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve.

Seancat dëgjimore në Hagë do të fillojnë më 19 shkurt. Kërkesa për të ashtuquajturin opinion këshillimor ishte bërë përpara sulmit të Hamasit të këtij muaji ndaj Izraelit, kështu që opinioni i GJND-së do të fokusohet vetëm në okupimin izraelit.

Rezoluta kaloi në Asamblenë e Përgjithshme me 87 vota pro. Izraeli, SHBA dhe 24 anëtarë të tjerë votuan kundër, ndërsa 53 abstenuan.

Share This Article