Ukraina mori një tjetër këst prej 1.5 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) të paketës së ndihmës makro-financiare të Bashkimit Evropian, njoftoi kryeministri Denys Shmyhal në llogarinë e tij telegram.
“Ukraina ka marrë këstin e nëntë të ndihmës makro-financiare prej 1,5 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian”, shkruan Shmyhal.
Shmyhal shtoi se mbështetja buxhetore e BE-së për Ukrainën në vitin 2023 ka arritur tashmë në 15 miliardë euro.
“Ky është një nga faktorët më të rëndësishëm që e ndihmon Ukrainën të mbetet ekonomikisht e fortë dhe e qëndrueshme”, theksoi ai.
“Aktualisht, po punojmë me Komisionin Evropian për një program të ri instrumentesh afatgjatë për Ukrainën me vlerë 50 miliardë euro. Ne presim të marrim 18 miliardë euro vitin e ardhshëm”, shtoi Shmyhal.
Kjo është paketa e nëntë nga një total prej 18 miliardë eurosh që Komisioni Evropian premtoi në dhjetor 2022.