Haradinaj dekoron Don Viktor Sopin me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pritur Don Viktor Sopin, të cilit i ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Haradinaj ka thënë se Don Viktor Sopit këtë medalje ia ka ndarë për t’i shprehur mirënjohjen për veprën e tij dhe organizatën CARITAS Kosova.

“Sot, pata nderin të pres në takim dhe t’i ndajë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Don Viktor Sopit, për të shprehur mirënjohjen time dhe të Qeverisë së vendit për veprën fisnike të tij dhe organizatës CARITAS Kosova, që ai e drejton. CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This Article