Tiranë/ U kap me kokainë në makinë, vihet në pranga nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi iu gjet sasi kokainë në makinë.

Mësohet se 22-vjeçarit nga fshati Nikël i Krujës iu gjet në makinë kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan nga policia.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunen e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja. 

“A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

Share This Article