Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij nuk u lejuan që të merrnin pjesë në takim. Pas disa minutash debate, ato qëndruan në fund të sallës, prej nga ndoqën takimin me Lindita Nikollën.
Tensione dhe përleshje mes anëtarëve të grupit ‘Vatra’ në SHBA. Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dy prej aktivistëve nuk u lejuan që të merrnin pjesë në një mbledhje ku e pranishme ishte edhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij, u paraqitën në këtë mbledhje me një pankartë:
‘Vatra e kapur nga Edi Rama’
Mirëpo, ata nuk u lejuan që ta shpalosin këtë pankartë, e më pas nisi edhe debati me personat e pranishëm.
‘Do më kapësh ti me dorë mua? Nëse më prek do të shkoj në polici”– i thotë Mirakaj personit që i kërkoi të largohej nga salla.