Presidenti Bajram Begaj rallë është parë i shkujdesur në publik, ndryshe nga shumë politikanë në vendin tonë.
Megjithatë, duket se dhe presidenti ia ka lejuar vetes të shfaqet ndryshe, teksa në një intervistë ka zbuluar detaje personale nga jeta e tij. Presidenti ka folur për përditshmërinë e tij, teksa ka zbuluar se kafen e pi pa sheqer.
“Unë e pi kafenë pa sheqer,” tha ai dhe priti disa sekonda, para se të shtonte me humor dhe buzëqeshje: “Se jam sheqer vetë.”
Me këtë, Begaj na zbuloi se është dhe një personazh me humor dhe tepër pozitiv.
Më 4 qershor 2022, Begaj është propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste si kandidat për president. Në votimin e raundit të katërt që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë. Ai u zgjodh me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.