“Kemi funksionuar në një shtëpi private”- Nis ndërtimi i stacionit policor të Kosovës në Zubin Potok

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri, policia e Kosovës ka nisur punën për ndërtimin e stacionit policor.

Stacioni do të ndërtohet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, ndërsa mësohet se nisja e punimeve ka nxitur pakënaqësi të banorëve lokalë.

Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve.

Elshani ka treguar se deri tani kanë funksionuar në shtëpi private.

“Meqë ishim në shtëpi private, vendimi është marrë në vitin 2018, kemi marrë miratimin që të fillojmë të ndërtojmë tani, përndryshe vendimi është marrë më herët”, ka thënë Elshani, ndërsa ka konfirmuar se aty fillimisht do të vendosen kontejnerët e policisë.

“Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion”, është shprehur Elshani.

Share This Article