Me një nga rolet më të bukura dhe më të dashura për të atë të Dafinës në fimin mësonjëtorja ka festuar 80 vjetorin, aktorja Roza Anagnosti nderi i kombit.
Në këtë përvjetor të artistes, Ministria e Kulturës dhe arkivi qëndror shtetëror i fimit organizuan një event për të festuar dhe nderuar aktoren e madhe.
Në kinema Milenium u shfaq premierë filmi i restauruar “Mësonjëtorja” me regji të Muharrem Fejzos dhe një kaste të mrekullueshëm aktorësh.
Mes emocionesh, aktoria Roza Anagnosti ka falenderuar publikun që e ka shoqëruar në këtë karrierë të gjatë.
Ministria e kulturës, Elva Margariti shprehu mirënjohjen për artistën Roza Anagnosti.
Aktorja e teatrit dhe filmit, Roza Anagnosti i ka dhënë jetë shumë roleve dhe personazheve duke krijuar një portret unik në artin shqiptar.