ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 7 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 7 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 7 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 7 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Akti normativ i qeverisë, një paçavure”- Tabaku: Qeveria e paaftë për të investuar, thuhet se ku do të shkojnë lekët, por nuk ka asnjë liste që tregon se…

albnews by albnews
31 October, 2023
in Albania
0
“Akti normativ i qeverisë, një paçavure”- Tabaku: Qeveria e paaftë për të investuar, thuhet se ku do të shkojnë lekët, por nuk ka asnjë liste që tregon se…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja demokratë Jorida Tabaku, në Komisionin për Çështjet Europiane, ka ngritur shqetësim në lidhje me aktet normative të qeverisë, të cilat i cilëson “paçavure”.

Tabaku ka folur për aktin normativ të vitit të shkuar, duke thënë se dëshiron të rikujtojë se fondi i rindërtimit 5 miliardë lekë është vendosur për të shlyer disa detyrime  të prapambetura të tenderave.

RelatedPosts

5 minuta seancë/ 82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita proteston ashpër ndaj Ramës

Veliaj sfidon urdhrin e Ramës: Nuk më shkarkoni dot

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

“Jeni thjeshtë duke paguar tenderat e shkuara, jeni thjeshtë duke larë detyrimet e rindërtimit që kanë lindur tre vite më parë, të cilat edhe sot e kësaj dite rëndojnë mbi buxhetin e shtetit. Pyetja që kam unë sot është: Qeveria shqiptare mori në Konferencën e Donatorëve një fond prej 1.5 mln Euro (140 mld Lekë), sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin? Sa borxh ka marrë qeveria, sa grante?”, u shpreh Tabaku.

Ndër të tjera, deputetja ka ngritur shqetësim dhe në lidhje me investimet, ku shprehet se qeveria është e paaftë në këtë drejtim, pasi e thotë se ku do të shkojnë lekët por nuk ka asnjë listë pëe të treguar se ku shkuan.

“Elementi i dytë përveç fondit të rindërtimit që kam një vit që e ngrej si shqetësim lidhet me investimet, me paaftësinë që ka qeveria për investime. Sot fondi i investimeve publike është 37% e totalit të programuar të vitit, është 10% më pak se viti i kaluar. Pse është kjo paaftësi për investimet publike? çfarë problemi ka zbatimi i investimeve publike që qeveria shqiptare është e paaftë të programojë, të zbatojë dhe të sjelli një listë me investime publike dinjitoze në Komisionin e Ekonomisë?  Ky akt normativ është paçavure! Thuhet se ku do të shkojnë lekët, por nuk ka as listë se ku shkojnë tek rindërtimi, as listë tek investimet publike, askund. Mungesë totale transparence! Për mua, është një standard në rënie që vjen nga pikëpamja e informacionit që marrin deputetët. Nuk mund të ngrejnë duart deputetëtet, të mbyllin sytë dhe të miratojnë këto lëvizje shpenzimesh nga një zë tek tjetri”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Unë kam disa shqetësime, por dua ta nis me fondin e rindërtimit. Është fatkeqësi se ministrat e financave po ndërrohen aq shpejt, dhe ne nuk kemi as memorien institucionale për të diskutuar ato që kemi ngritur si shqetësime që në fillim të vitit.

Kur u miratua buxheti, u miratua fondi i rindërtimit prej 5 mld Lekësh. Shqetësimi që ngrita atëherë dhe shqetësimi që ngrita sot dhe që kam ngritur edhe në një interpelancë me ministren e financave më herët gjatë këtij viti, por edhe në aktin normativ të vitit të kaluar për t’u rikujtuar që fondi i rindërtimit me 5 mld Lekë, është vendosur thjeshtë për të shlyer disa detyrime të prapambetura të tenderave të cilat janë rihapur dhe do të shtohet gjatë vitit.

Ju pyeta, sa është fondi total i rindërtimit të përdorur deri më sot, sa është tenderuar dhe sa është ekzekutuar. Janë hapur tenderat e  rindërtimit me 5 Lekë dhe vazhdojnë paguajnë edhe sot detyrimet. Kështuqë mburrjen e z. ministër për fondin e rindërtimit që është një fond social unë nuk e kuptoj.

Jeni thjeshtë duke paguar tenderat e shkuara, jeni thjeshtë duke larë detyrimet e rindërtimit që kanë lindur tre vite më parë, të cilat edhe sot e kësaj dite rëndojnë mbi buxhetin e shtetit. Pyetja që kam unë sot është: Qeveria shqiptare mori në Konferencën e Donatorëve një fond prej 1.5 mln Euro (140 mld Lekë), sa kredi të butë ka marrë qeveria shqiptare për rindërtimin? Sa borxh ka marrë qeveria, sa grante?

Pse qeveria shqiptare nuk materializoi asnjë nga premtimet e Konferencës së Donatorëve dhe nuk mori kredi të butë dhe nuk përfitoj nga facilitete që ju ofruan, por tenderoj në momentin e parë dhe i dha buxhetit të shtetit këtë ngarkesë që ka sot. Sa është totali i fondit të rindërtimit që nga momenti kur është miratuar ligji dhe VKM-të pasardhëse? Kam lajmëruar që kur u miratua buxheti, që fondi i rindërtimit prej 5 mld Lekë do ndryshohet. Vitin e kaluar u bënë 6 akte normative dhe u shtua fondi i rindërtimit sepse nuk ka praktikisht fond, është tenderimi që është kryer 3 vit mëparë i cili sot thjeshtë po detyrohet Ministria që të laj borxhet. Është thjeshtë një borxh i prapambetur edhe sot e kësaj dite. Pyetjet e mia janë se sa është fondi i rindërtimit i shpenzuar, sa është materializuar?

Elementi i dytë përveç fondit të rindërtimit që kam një vit që e ngrej si shqetësim lidhet me investimet, me paaftësinë që ka qeveria për investime. Sot fondi i investimeve publike është 37% e totalit të programuar të vitit, është 10% më pak se viti i kaluar. Pse është kjo paaftësi për investimet publike? çfarë problemi ka zbatimi i investimeve publike që qeveria shqiptare është e paaftë të programojë, të zbatojë dhe të sjelli një listë me investime publike dinjitoze në Komisionin e Ekonomisë?

Ky akt normativ është paçavure! Thuhet se ku do të shkojnë lekët, por nuk ka as listë se ku shkojnë tek rindërtimi, as listë tek investimet publike, askund. Mungesë totale transparence! Për mua, është një standard në rënie që vjen nga pikëpamja e informacionit që marrin deputetët. Nuk mund të ngrejnë duart deputetëtet, të mbyllin sytë dhe të miratojnë këto lëvizje shpenzimesh nga një zë tek tjetri.

Në lidhje me shqetësimin për rritjen e çmimeve, inflacionin, e lidhur kjo dhe me rritjen ekonomike. Rritja ekonomike e çmimit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike sipas të dhënave të INSTAT-it me 8.4% është jashtëzakonisht shqetësuese. Është problem për shumë familje shqiptare të cilat, siç reflektohet edhe nga treguesit e konsumit, janë duke e vuajtur rritjen e çmimeve. Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për rritjen e çmimeve? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për bujqësinë, kur sipas të dhënave të INSTAT-it është me rënie (0.03%)? Kështuqë, shpërndarja e tollonave për naftën qartësisht nuk ka funksionuar. Cilat janë masat që janë marrë në këtë akt normativ, por edhe në paketën fisakle që do të vij me buxhetin e vitit të ardhshëm për bujqësinë?

Qartësisht për të gjithë rritjen e të ardhurave nuk është se bëhet fjalë për rritje të administrimit fiskal apo të konsumit të jashtëzakonshëmm sepse këtu reflektohet tek TVSh-ja që lidhen drejtpërdrejt me konsumin e familjeve shqiptare. Rënia e të ardhurave nga TVSh-ja është treguesi i parë që për MFE duhet të ishte këmbanë alarmi.

E gjithë rritja e të ardhurave ka ardhur nga dy sektorë: 1) tatimi mbi të ardhurat personale, që ka ardhur si rezultat i rritjes së pagës minimale dhe pagës në sektorin publik pasi në sektorin privat nuk është rritur; 2) sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, politika e qeverisë për të rritur pagën minimale ka rezultuar me më shumë të ardhura në buxhet. Prandaj kur ne thamë që rritja e pagës minimale nuk është politikë që del qeveria dhe shpërndan para; rritja e pagës minimale ka sjellur më shumë të ardhura sepse janë paguar më shumë për tatimim mbi të ardhurat personale dhe me sigurimet shëndetësorë dhe shoqërore.

Këto shqetësime duhet t’i shikonte MFE para se të fliste për arritjet inekzistente që unë nuk e di se ku i keni parë, por që të paktën dhe në shifrat e buxhetit nuk reflektohen!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result