CNA ka mësuar se ekspertë të opozitës kanë përgatitur një dosje të plotë, voluminoze, në lidhje me italianin, i cili më shumë sesa një gazetar dhe një botues, është zëri propagandistik i kryeministrit Edi Rama dhe përfitues i koncesioneve të qeverisë së tij.
Sipas burimeve zyrtare të sigurara nga CNA, mësohet se disa ekspertë të opozitës ashtu si ata të inceneratorëve që kanë përgatitur disa dosje të plota, të cilat po çohen ditë pas dite në SPAK për të zbardhur të vërtetën e aferës deri në fund.
Por një grup tjetër me juristë dhe specialistë të ekonomisë kanë mbledhur dhe përllogaritur aktivitetin e Carlo Bollino-s, pronat e shfrytëzuara dhe kontratat me qeverinë shqiptare.
Sipas ekspertëve të opozitës, shtetasi Carlo Bollino ka përfituar disa kontrata siç është Bunkart 1, Bunkart 2. Gjithashtu është dhe përfituesi i një prone me një sipërfaqe rreth 4 mijë metra katrorë nga të cilat janë rreth 1600 metra sipërfaqe ndërtimi.
Kjo sipas një VKM-je të datës 2 tetor të vitit 2019.
Kjo kontratë mësohet se është lidhur me 1 euro dhe ka kaluar me një VKM, më pas ka dhe një shtesë të kontratës ku janë shtuar edhe 872 metra katrorë si qiramarrës dhe më pas në datën 6 maj të vitit 2020 gjatë kohës së pandemisë është marrë një vendim qeverie që ka çuar në shembjen e objekteve të dhëna me qira në kontratën e datës 2 dhe 14 tetor të vitit 2019 të dhënë për kompaninë “MTSC” të Carlo Bollino-s.
Këto janë tri VKM-të për përfitimin e një prone ku është ndërtuar “Report TV”.
Pas kontratave për Bunkart 1 dhe Bunkart 2 gjithashtu ekspertët e opozitës kanë mbledhur të dhëna në lidhje për përfitimet nga persona të tretë që ka pasur shtetasi Carlo Bollino nëpërmjet lidhjeve të tij duke i justifikuar ato si procedura të rregullta ligjore siç ka qenë rasti i përfitimeve të shërbimeve të IT-së, nga një kompani e shtetasit Igli Gjelishti, e cila më pas, pasi ka marrë nga AKSHI shumën e parave pjesa më e madhe ka kaluar për kompanitë e Carlo Bollino-s.
Gjithashtu janë mbledhur dokumente dhe fakte në lidhje me disa kompani të tjera dhe përfitimet nga fondet publike, pa lënë mënjanë dhe pagesat e kryera nga kompanitë e inceneratorëve për shtetasin Carlo Bollino, të cilat janë justifikuar si reklama.
Në fakt sipas të dhënave të ekspertëve Bollino-n ka shërbyer si një nga instrumenet kryesore propagandistik për të fshehur të vërtetën dhe për të devijuar hetimet në SPAK, pasi edhe pse inceneratorët kanë munguar dhe kanë qenë jashtë funksionit ai i ka shitur ato si funksionalë apo ka gënjyer opinionin publik në lidhje me hetimet dhe personat e përfshirë në to.
Gjithashtu edhe perosna të tretë brenda stafit që janë përfshirë në skemat e Carlo Bollino-s deri te dyshimet e forta, por edhe akuzat për propagandën e tij deri te shantazhet e mundshme që mund të jenë bërë nga mediat e Carlo Bollino-s për arsye të ndryshme me qëllim për përfitimet e disa pasurive dhe koncesioneve, të cilat i janë dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama botuesit italian në vitet e fundit.
Të njëjtat burime theksuan se ashtu sikundër është vepruar me inceneratorët duke çuar dokumente ekskluzive autentike edhe për shtetasin Carlo Bollino ekzitojnë jo thjesht VKM dhe kontratat, por edhe materiale të tjera, të cilat çojnë në zbulimin deri në fund të së vërtetës për përfshirjen dhe përfitimin e padrejtë të pronave të Carlo Bollino-s apo dhe dyshimet dhe akuzat që do t’i drejtohen kryeministrit Rama dhe qeverisë në lidhje me korrupsionin dhe blerjen e mediave duke dhënë shpërblime në prona, koncesione e të tjerë./ CNA