Ka lexuar 125 libra! 5-vjeçari shqiptar habit Italinë, vlerësohet me çmim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat italiane i kanë kushtuar artikull 5-vjeçarit shqiptar Mattia Mehdihoxha, i cili duhet thënë që në krye të herës është i jashtëzakonshëm.

Ende pa shkuar në shkollë, ai ka lexuar 125 libra dhe është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit” fundjavën e shkuar.

Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një. Biblioteka kishte ndarë shumë libra, pa e ditur se 5-vjeçari do të ishte lexuesi më i zellshëm.

Një tjetër çmim mori dhe një 13-vjeçare që kishte lexuar 95 libra si dhe një 14-vjeçare me 79 libra për një vit.

Mësohet se 5 vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët e moshës së tij duket se kanë më shumë interes për tabletët.

Share This Article