TURQI – Legjionarët kuqezi kanë bërë mirë në kampionatin turk, duke shënuar dhe asistuar. Istanbulspor humbi 2-4 kundër Pendikspor në Superligën turke, me skuadrën e Endri Çekiçit që doli fitues kundër Eduart Rrocës me shokë.
Paccka se Rroca shënoi golin e dytë për të tijtë dhe asistoi, ishte CCekicci që doli fitues, duke asistuar në golin e dytë të Pendikspor.
Nga ana tjetër, në Ligën e Parë Keçiorengyçy arriti një fitore të çmendur në kampionat përballë Corum me rezultatin 2-3. Pjesa e parë foli për vendasin, që udhëhiqnin me dy gola, por në të dytën ishte koha e Jurgen Bardhit.
Në minutën e 81 Bardhi realizoi një penallti dhe t’i jepte tri pikë me vlerë Keçiorengyçysë në luftën për t’u ngjitur në Superligën turke.