IKMT do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin në Dhërmi, anulohet vendimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa një ditë më parë IKMT njoftoi se sot do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin e Kristaq Belit në Dhërmi, ky vendim është anuluar.

Mësohet se shkak për anulimin është bërë masa e sigurimit të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa nuk ka ende një njoftim për vazhdimësinë e operacionit në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se një ditë më parë, djali i Kristaqit, Fjorentin Beli, tha se hoteli i tij është me leje dhe se ka vendim të Gjykatës së lartë.

Ai tha se aksioni për shembjen ishte për arsye politike, pasi ai ka qenë një nga komisionerët në zgjedhjet e 14 majit, të Fredi Belerit.

Share This Article