Shqipëria është një vend pa rini”, reportazhi i gazetës austriake

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta e madhe austriake “Kronen Zeitung” shkruan se Shqipëria është një vend pa rini dhe rendit problematikat dhe arsyet që i detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi.

“Vendi mesdhetar po lufton me një largim të mprehtë të të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar,”-kështu e nis shkrimin gazeta austriake.

“E pashpresë duket edhe situata me ikjen e të rinjve. Nuk ka shifra të sakta. Vlerësohet se 30% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Regjistrimi aktual pritet të japë të dhëna vitin e ardhshëm. Atëherë qeveria do të detyrohet t’i përgjigjet të ashtuquajturit ikje të trurit. Pyetja është nëse politikanët janë kaq reflektues dhe vënë në dyshim punën dhe strukturat e tyre?”-vazhdon shkrimin e saj “Kronen Zeitung”.

Gazeta austriake rendit edhe korrupsionin si arsye kryesore të ikjes së të rinjve: Shumë të rinj nuk shohin të ardhme në Shqipëri sepse korrupsioni është ende rend i ditës. Mësuesit aplikojnë për pozicione, por punësohen vetëm ata që i dorëzojnë pagat e para drejtoreshës. A jeni njohur me këtë situatë?

“Një arsye tjetër e largimit të të rinjve është mungesa e vendeve të punës për shqiptarët e arsimuar mire,”-shton “Kronen Zeitung”.

David Muckenhuber, shefi i agjensisë së bashkëpunimit austriak në Tiranë shton se: Korrupsioni perceptohet si pengesë nga shumë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse nevojitet më shumë transparencë dhe sundim i ligjit.

Niveli i pagave i njëjtë me 10 vite më parë, ndërkohë që çmimet vetëm rriten, mungesa e alternativave ekonomike , gjendja e institucioneve, gjendja e demokracisë në vend, taksat e larta dhe fakti që nuk marrin asgjë në kthim, janë disa arsye të tjera pse shqiptarët largohen nga vendi.

Share This Article