• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, June 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Mbledhja online e Komisionit të Veprimtarisë së Prodhuesve, ministri Mete prezanton projektbuxhetin e vitit 2024: Synon t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë

Mbledhja online e Komisionit të Veprimtarisë së Prodhuesve, ministri Mete prezanton projektbuxhetin e vitit 2024: Synon t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë

by albnews
6 November, 2023
in Albania
0
43
VIEWS

Ministri i Financave Ervin Mete ka mbajtur fjalën e tij para deputetëve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuesve, ku ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2024.

Mete, gjatë mbledhjes që po zhvillohet online, për shkak se opozita nuk lejoi punimet në Kryesinë e Kuvendit, është shprehur se buxheti synon mbështetjen e rritjes së mëtejshme ekonomike përmes investimeve publike, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, punësim më cilësor dhe mbrojtje sociale për shtresat në nevojë.

Fjala e Ministrit Ervin Mete në Komisionin e Veprimtarive Prodhuesve – Projektbuxheti 2024

I nderuar Kryetar

Të nderuar Deputetë!

Projektbuxheti i vitit 2024 synon mbështetjen e rritjes së mëtejshme ekonomike përmes investimeve publike, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, punësim më cilësor dhe mbrojtje sociale për shtresat në nevojë.

Njëkohësisht, vijohet me konsolidimin e mëtejshëm fiskal, ku borxhi publik pritet të zbresë vitin e ardhshëm për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60% të PBB-së.

Rritja ekonomike për vitin 2023 është rishikuar në rritje, nga 2.6% që ishte projeksioni fillestar në 3.7%. Gjithashtu, edhe institucionet financiare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikuan në rritje projeksionet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Nisur nga momenti pozitiv që po kalon ekonomia e vendit, projeksionet janë për një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, si edhe një rritje mesatare prej 4% në afatmesëm.

FMN vlerësoi së fundmi se ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, ndërkohë që perspektiva ekonomike në vazhdim mbetet pozitive.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Ky rishikim, pas gati shtatë vitesh, është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare.

Dalja nga lista gri e FATF/Moneyval pritet të sjellë një sërë ndikimesh pozitive për vendin, me efekte të pritshme në zhvillimin ekonomik, klimën e biznesit, investimet, si edhe sa i përket lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Ky është një lajm shumë i mirë, por gjithashtu shërben si motivim për të forcuar më tej luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.

Ky projektbuxhet synon t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë dhe të mbështesë më tej rritjen ekonomike.

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB. Kjo, bazuar kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Projektbuxheti 2024 parashikon shpenzimin e rreth 736 miliardë lekëve ose 30.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje në vlerë absolute prej 30.4 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023.

Ky projektbuxhet vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, mbi 1/3 e buxhetit shkon për kategoritë sociale, për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Në total, janë 128.5 miliardë lekë vijimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit. Në këtë fond, përfshihet dhe fondi i rindërtimit nga tërmeti në shumën 7 miliardë lekë. Në planifikimin e investimeve për vitin 2024, fokusi mbetet te financimi i projekteve të investimeve publike në fushën e transportit rrugor, detar, hekurudhor, zhvillimi urban dhe rajonal, ujësjellës kanalizime, trashëgimia kulturore dhe turizmi.

Më specifikisht, në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë është planifikuar një buxhet prej 52.7 miliardë lekë ose rreth 2.2% e Produktit të Brendshëm Bruto. Prioritetet për periudhën afatmesme 2024-2026 për këtë fushë do të jenë:

  • Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, i cili parashikohet të përfundojë në vitin 2024, duke përmirësuar më tej infrastrukturën rrugor dhe rritur aksesueshmërinë për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj në bregdetin e jugut;
  • Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8;
  • Projektet e Hekurudhës Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës do vijojnë të mbështeten me rreth 2.8 miliardë lekë për vitin 2024;
  • Fillimi i punimeve për Hekurudhën Vorë – Hani i Hotit, një projekt me vlerë të përgjithshme rreth 39 miliardë lekë, i planifikuar me financim të huaj;
  • Një portofol investimesh publike me vlerë 8.8 miliardë lekë për vitin 2024 në programin “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime” me financim të brendshëm dhe 2.2 miliardë lekë me financim të huaj, ku projekti kryesor është “Infrastruktura Bashkiake”;

Në fushën e turizmit synohet diversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor, por edhe gjithëhapësinor.

  • Synohet zhvillimi i qëndrueshëm të zonës bregdetare, ofrimit të shërbimit të pastrimit gjatë sezonit turistik duke e shtrirë këtë shërbim në të gjithë vijën bregdetare për vitin 2024;
  • Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, si dhe përmirësimi i imazhit të vendit përmes evente promovuese;
  • Mbështetja e projekteve të rëndësishme në transport, në vijën bregdetare, por edhe në ndërlidhjen rajonale.
  • Vijimi i mbështetjes buxhetore për pastrimin e bregdetit dhe zgjerimit me bashkitë e Shkodrës dhe të Lezhës.
  • Mbështetja e projekteve për Parkun Kombëtar të lumit Vjosa dhe shtigjeve në rrjetin e zonave të mbrojtura, në kuadër të nismave për turizmin gjithëvjetor.

Në Sektorin e Bujqësisë mbështetja e projektbuxhetit 2024 do të jetë në vlerën 14.2 miliardë lekë, ku veçohet:

  • Mbështetja me 2.1 miliardë lekë e skemës kombëtare të fermerëve, duke rritur numrin e përfituesve nga kjo skemë.
  • Mbështetja me 1.3 miliardë lekë të skemës së subvencionit të naftës për bujqësinë, duke rritur më tej numrin e përfituesve në këtë skemë.

Edhe përmes Aktit të fundit Normativ këtij sektori i është dhënë mbështetje, duke alokuar 1.8 miliardë lekë fonde shtesë për skemat e mbështetjes për fermerët.

Në projektbuxhetin e vitit 2024 mbështetet përmes financimeve përmirësimi i sistemeve të ujitjes.

Gjithashtu, i kushtohet vëmendje sigurisë së digave ujëmbledhëse, për të cilat alokohen rreth 600 milionë lekë shtesë për monitorimin, si edhe 500 milionë lekë është fondi në zërin e Emergjencave Civile për Bashkitë.

Investimet në fushën e Zhvillimit Rajonal (Fondi i Zhvillimit Shqiptar) parashikohen në masën 16.5 miliardë lekë, të fokusuara kryesisht në projekte të integruara zhvillimi që ndihmojnë edhe turizmin vendor, edhe infrastrukturën rurale

Nëpërmjet projektbuxhetit 2024 parashikohet t’i jepet mbështetje bizneseve të reja, kryesisht Start-Up-ve, ku parashikohen rreth 550 milionë lekë për skemat e mbështetjes në këtë fushë.

Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë rreth 3% të PBB-së. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë, më shumë se gjysma e totalit të buxhetit të pushtetit vendor jepet si grant nga pushteti qëndror. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë.

Përveç transfertave të pakushtëzuara dhe të ardhurave të veta, pra shumës prej 71.1 miliardë lekë, në portofolin e buxhetit vendor, ku përfituese do të jenë drejpërdrejtë bashkitë, parashikohen edhe 15.3 miliardë lekë që alokohen nga ministritë e linjës dhe institucionet qendrore, konkretisht:

–              Investime për rikonstruksion/ndërtim ujësjellësash për bashkitë në vlerën 4.5 miliardë lekë;

–              Investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit;

–              Fondi për emergjencat civile, lidhur me parandalimin e fatkeqësive natyrore;

–              Investime për rikonstruksion, ndërtim dhe rehabilitim shkollash;

–              Investime për ujitjen dhe kullimin;

– Fondi social, etj.

Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të PBB. Balanca primare, në përputhje me rregullin fiskal të parashikuar në Ligjin Organik të Buxhetit, planifikohet 0.2%, në një përmirësim nga niveli neutral, që pritet në fund të vitit 2023.

Kjo na siguron të kemi një borxh publik nën nivelin 60% të PBB-së, për herë të parë që nga viti 2011, çka na jep mundësi të kategorizohemi në rradhën e vendeve me financa publike më të qëndrueshme.

Shumë faleminderit!

Previous Post

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me Ramën

Next Post

Donald Trump para gjyqit! Gjykatësi e kërcënon me shkarkim: Flisni pa fjalime! Nëse jo, do të nxjerr çdo konkluzion negativ që mundem! Ish-presidenti: Kjo është e padrejtë

albnews

albnews

Related Posts

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano
Albania

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
DailyMail: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli
Albania

DailyMail: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli

6 June, 2025
Next Post
Donald Trump para gjyqit! Gjykatësi e kërcënon me shkarkim: Flisni pa fjalime! Nëse jo, do të nxjerr çdo konkluzion negativ që mundem! Ish-presidenti: Kjo është e padrejtë

Donald Trump para gjyqit! Gjykatësi e kërcënon me shkarkim: Flisni pa fjalime! Nëse jo, do të nxjerr çdo konkluzion negativ që mundem! Ish-presidenti: Kjo është e padrejtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4830 shares
    Share 1932 Tweet 1208
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2437 shares
    Share 975 Tweet 609
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1893 shares
    Share 757 Tweet 473
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1825 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1706 shares
    Share 682 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM