Rinovim i rëndësishëm te Real Madrid. Eduardo Camavinga do të qëndrojë te Los Blancos, të paktën deri në vitin 2029. Ka qenë vetë klubi me seli në Madrid që ka dhënë lajmërimin për fansat, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Camavinga është pjesë e pandashme e skemave të trajnerit Ancelotti. Për mesfushorin ky është sezoni i tij i 3-të me Realin.
Camavinga ka luajtur jo pak por 12 ndeshje në këtë fillim sezoni. Te klubi i madh në La Liga ka edhe disa çështje të tjera me mjaft vlerë, të cilat presin zgjidhje.