Italia po dërgon një anije të marinës të pajisur me një spital në Gaza, për të ndihmuar në trajtimin e viktimave të konfliktit, tha të mërkurën ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Anija, e quajtur Vulcano, po niset nga një port italian i paidentifikuar të mërkurën me 170 staf, përfshirë 30 persona të trajnuar për urgjencat mjekësore, tha Crosetto gjatë një konference për shtyp. Ministri njoftoi gjithashtu se një spital fushor do të sjellë “drejtpërdrejt në Gaza në marrëveshje me palestinezët”. “Ne jemi të parët që kryejmë një operacion humanitar në atë zonë dhe shpresojmë se vendet e tjera do të na ndjekin”, shtoi ai.
Njoftimi vjen ndërkohë që mjekët në Gaza thonë se po mbarojnë furnizimet mjekësore, paralajmëroi të mërkurën kryekirurgu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) Tom Potokar pasi sistemi i kujdesit shëndetësor është “nën tendosje të rëndë”.
“Javën e fundit, më është dashur t’i them një babai se fëmija i tij ka lëndime dhe të djegura nga të cilat nuk mund të mbijetojë. Na është dashur të trajtojmë pacientë të rinj të nxjerrë nga rrënojat pas 48 orësh”, tha Potokar, i cili tani po punon në Spitalin Evropian të Gazës në Khan Younis, në një deklaratë për shtyp të botuar të mërkurën.
“Tani vërtet po na mbarojnë gjërat, veshjet, veçanërisht për djegiet. Po na mbarojnë barnat anestezike dhe analgjezike. Stafi, si ne dhe stafi lokal këtu po lodhen shumë. Kushtet e jetesës janë shumë elementare. Nuk ka shumë ushqim. … Por sigurisht, nuk është asgjë në krahasim me atë që njerëzit këtu në Gaza po vuajnë në këtë moment, “tha Potokar.
Sipas deklaratës, një kolonë prej shtatë automjetesh nga KNKK që dërgonte furnizime mjekësore në objektet shëndetësore u vu nën zjarr të martën. Dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos lehtë, tha KNKK.
“KNKK për shkak të sfidave serioze të sigurisë në rrugë, ku përfshihej një nga kamionët tanë që u godit dhe një nga shoferët tanë u plagos, nuk ishte në gjendje të vazhdonte me planin siç ishte menduar,” tha kreu i delegacionit të KNKK-së në Gaza, tha William Schomburg. “Megjithatë, ne jemi ende në gjendje të jepnim shumicën e ndihmës që kishim me vete në një nga spitalet kryesore, Al Shifa. Megjithatë, këto nuk janë kushte në të cilat humanitarët mund të punojnë dhe të plotësojnë nevojat urgjente të kërkuara të popullsisë civile,” tha Schomburg.