Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 172-të, ka themeluar Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij, deklaruar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë amnistri për këto krime të kryera nga agresioni serb.
“Vazhdon angazhimi ynë institucional për adresimin e të gjitha dëmeve krimeve të kryera gjatë luftës, angazhimi ynë për të matur dëmet e shkaktuara, andaj sot u bë një hap për ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbej edhe neve edhe brezat pas nesh. Pra, e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë gjatë viteve 1998-1999”, deklaroi Kurti.
Drejtor ekzekutiv i Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë u emërua Atdhe Hetemi.