ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare” 1 hour ago
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton 2 hours ago
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra 2 hours ago
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit 7 hours ago
Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Jam kundër, Italia t’i mbajë vetë! Do sjellin rrëmujë”- REL: Rezervat për marrëveshjen e Shqipërisë për migrantët

albnews by albnews
8 November, 2023
in Bota, Shqiperia
0
“Jam kundër, Italia t’i mbajë vetë! Do sjellin rrëmujë”- REL: Rezervat për marrëveshjen e Shqipërisë për migrantët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Marrëveshja për migrantët, e firmosur më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shihet me shqetësim nga ekspertët e çështjeve të migracionit dhe sigurisë në Tiranë.

Opozita atje e kundërshton po ashtu dhe kërkon interpelancë urgjente me Ramën.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Për më tepër, Partia Demokratike paralajmëron se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me të.

“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, thuhet në komunikatën e PD-së.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Shëngjin, migrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe, do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Zbatimi i saj pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e migrantëve.

Paqartësi për protokollin

Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thotë se ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet ky protokoll.

“Protokolli mes dy vendeve është i pari i këtij lloji, pra nuk ka praktika të ngjashme që të jenë miratuar dhe zbatuar dhe ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet”, thotë Gjipali për Radion Evropa e Lirë.

Ai e vlerëson faktin se Shqipëria është treguar bashkëpunuese, por thotë se beson se përfitimet nga kjo marrëveshje, do të shkojnë për Italinë.

Sa i takon Shqipërisë, thotë Gjipali, ajo konfirmon me këtë marrëveshje marrëdhënien e saj të mirë me Italinë.

“Nga leximi i protokollit është e qartë se do të zbatohet legjislacioni italian dhe si rrjedhojë ai evropian, por, në praktikë, do të shihet se si do të zbatohet, a kanë garanci më shumë apo më pak nga ato që u jepen azilantëve në territorin italian”, shprehet Gjipali.

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, shpreh disa rezerva për këtë marrëveshje.

Ai thotë se po të ishte në interes të Shqipërisë, ajo do të diskutohej publikisht edhe në Kuvend.

Sipas tij, ka një kontradiktë mes ligjit ndërkombëtar dhe asaj që është firmosur në marrëveshje.

“Nëse aplikohet ligji italian në kampe, azilkërkuesit i kanë të drejtat që i kanë azilkërkuesit në Itali, pra kanë të drejtë të dalin… Problemi më i madh është se çfarë ndodh nëse Italia tërhiqet dhe ti i ke 3.000 migrantë që nuk ke aftësi dhe kapacitete t’i mbash”, thotë Qiriazi.

Sipas tij, është i paqartë dhe i pakuptimtë interesi i Shqipërisë në këtë marrëveshje.

“Nuk jemi aq të zgjuar sa Turqia. Ajo, kur bëri marrëveshje dhe mori migrantë në vitin 2016, përfitoi 6 miliardë euro në vit dhe iu premtua heqja e vizave. Dhe, kur pati kufizime për vizat, Turqia i hapi kufijtë, vendosi njëfarë presioni”, thotë Qiriazi.

“Nuk mendoj se Shqipëria është treguar aq e zgjuar në hartimin e kësaj marrëveshjeje që ta kishte si një levë për ta përdorur ndaj Italisë në negociata apo për të kërkuar diçka mbrapsht. Nuk e kuptoj interesin e Shqipërisë. Është cenuar institucionalizmi. Fakti që deputetët nuk e dinin, është i papranueshëm”, shton ai.

Ai thekson se nuk është kundër marrëveshjeve që forcojnë interesat e përbashkëta mes dy vendeve, por thotë se duhet të kishte më shumë studim dhe reflektim. Sipas tij, kërcënimi ndaj sigurisë mund të jetë real.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, tha se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia i dërgon migrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend joanëtar të BE-së.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se “individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.

Çfarë mendojnë qytetarët?

“Nuk më duket e arsyeshme si marrëveshje. Shoh një kontrast shumë të madh me situatën ku shumë të rinj po ikin dhe po e lënë Shqipërinë për arsye të ndryshme, ndërsa ne marrim migrantë”, thotë Kamela Cuka, studente në Tiranë.

Peter Roci, gazetar, thotë se do ta kuptonte këtë qëndrim të Shqipërisë vetëm nëse do të ishte ndonjë kusht nga Bashkimi Evropian.

“Nëse është punë kushti nga BE-ja – dakord, por nëse jo, nuk e kuptoj përse duhej të firmosej. Nga ana tjetër, duhej të kishte diskutim, konsultim publik dhe kalim në Parlament”, thotë ai.

“Jam kundër. Italia t’i mbajë vetë… sado të ardhura të sjellin, nuk kemi leverdi, do të sjellin rrëmujë”, thotë Isuf Shkurti, pensionist.

Çka parashikon tjetër marrëveshja?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.

Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.

Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian.

Rama tha se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë dhe se një marrëveshje të tillë nuk do ta kishte firmosur me asnjë shtet tjetër./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

11 September, 2025
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11 September, 2025
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

11 September, 2025
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result