Ina Zhupa, nxjerr dokumentin: Skandali që kam zbuluar në Butrint

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se pavarësisht se janë në proces gjyqësor, për çështjen e Butrintit, Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur dokumentet e kërkuara.

Ajo tha se kanë kërkuar të gjithë korrespondencën me UNESCO-n, por në vend të saj në gjykatë është dërguar vetëm një letër me shkrim dore në të cilën thuhej se e-mailet nuk mund të gjenden për shkak se janë mbyllur llogaritë personale të punonjësit pas largimit nga puna.

“Këshilli i ministrave nuk sjell dokumentet, ne kalojmë nga një vendim i ndërmjetëm i pazbatuar në një vendim tjetër të ndërmjetëm të pazbatuar. Ne kemi kërkuar atje të gjithë korrespondencën me UNESCO-n dhe e vetmja letër që na vjen dhe mund ta shfaqin në monitor, është një letër me shkrim dore si dokument në gjykatë, pa protokoll, e në të shkruhet: ”kërkesa për komente mbi draft-ligjin është bërë me e-mail, ky e-mail nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive personale të punonjësve pas largimit nga puna”, ky është shteti që ne kemi. Ky shtet ia ka dhënë me koncesion, ne i japim me miliona AKSH-it që t’i rikuperojë këto e-maile, dhe pavarësisht e-maileve, komunikimet me UNESCO-n duhet të ishte i ruajtur dhe protokolluara”,-tha Ina Zhupa per Euronews Albania.

Share This Article