Juristi Kara: E kam kallëzuar Metën me prova të qarta. Unë jam real, s’ka asgjë të rreme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juristi Romeo Kara, deklaroi se s’ka pasur asnjë prapaskenë, në lidhje me denoncimin e tij për çështjen CEZ ndaj Ilir Metës. Sipas tij, s’ka asnjë provë që të thotë se është një dosje e sajuar nga ana e tij në lidhje me këtë aferë.

“Kontrata u lidh në kushte korruptive. S’kam gjëra personale me Berishën dhe Metën. Kapaku u vu në monetin që u bë  Meta, President. Më ka ardhur e zbardhur një intervistë e gruas së Ismailajt nga gazetari, Fatos Mahmutaj. Intervista duket se ishte në dakordësi me Berishën dhe Doshin u bë në Belgjikë. Meta i bënte presion familjes Ismailajt që ky ti bënte presion CEZ-it, në mënyrë që Meta të merrte pjesën e vetë. Bëhej fjalë për afro 10 mln euro. Ismailaj ka dorëzuar 200 mijë euro në një çantë lëkure njerëzve më të afërt të Metës. Nuk guxon kryetari i ERE-s të nxjerrë vendime pa marrë në konsideratë mendimin e qeverisë. Kam paditur dhe ish- kryetarin e ERE-s. Atij i erdhën këshilltarët e Berishës dhe i kanë imponuar vendimet që ata donin.  Meta akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash. E ka thënë vetë çeku që e kemi futur Ismailajn si njeri i Metës”, tha Kara.

Share This Article