ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fevziu zbulon të “fshehtat” e takimeve me personalitetet. Po takimi i parë me Edi Ramën?

albnews by albnews
10 November, 2023
in Albania
0
Fevziu zbulon të “fshehtat” e takimeve me personalitetet. Po takimi i parë me Edi Ramën?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer jetën e 39 personazheve të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”.

Një prej këtyre personazheve, pjesë e librit të tij, është dhe Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit, Fevziu u shpreh se në momentin që e ka njohur, ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Fevziu thekson se nëse dikush atëherë do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend. Më tej, Fevziu shprehet se më tepër do e mendonte Ramës si një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa të ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria, sikurse tha ai, prodhoi në 30 vitet e fundit.

“Te Rama kam një pjesë, ku bëj dhe një lloj rivlerësimi për të: pjesa kur flas për Ramën dhe raportin e tij më të shkuarën. Ai ishte një personazh shumë interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Dukej atipik. Kam pjesën kur e kam takuar për herë të parë personalisht, dhe them që: nuk kujtoj mirë atë takim, ishte një diskutim sa politik aq dhe letrar. U fol për Berishën dhe PD, aq sa u diskutua për Kadarenë dhe Martin Camajn. Një gjë më bëri shumë përshtypje them, Edi Rama ishte një njeri sa ambicioz dhe njohës i mirë i eventeve politike. Dukej që e kishte ndjekur çdo gjë me vëmendje. Nëse dikush në atë moment do më pyeste se cila do të ishte e ardhmja e tij, vetëm atë që ka sot nuk do më shkonte kurrë nëpër mend.

Do ta mendoja më shumë një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria prodhoi në 30 vitet e fundit. Është transformimi i atij personazhi që dilte me poturet e gjera që në atë kohë, që  e kishte tendencë që dilte kundër normalitetit, kundër standardit, që befas u kthye në mbretin e standardit më bazik që Shqipëria ka prodhuar”, u shpreh Fevziu.

Mbreti Zog është një tjetër personazh, që gazetari Fevziu e ‘dallon’ si një prej personazheve më interesante që ka historia e Shqipërisë. Fevziu shprehet se njeriu që krijoi konsolidoi shtetin shqiptar është Ahmet Zogu, dhe sipas tij, është një personazh që e sjellin rrethanat historike.

“Ai është personazhi më interesant që ka historia e Shqipërisë. Njeriu që krijoi dhe konsolidoi shtetin shqiptar është Ahmet Zogu, i dyti vjen Enver Hoxha dhe pas viteve ’90 dominancën kryesore e ka Sali Berisha.

Zogu është njeriu që në karrierën e tij është i pabesueshëm. U bë Ministër i Brendshëm në moshën 25-vjeçare, Kryeministër në moshën 26-vjeçare, u bë President në moshën 29-vjeçare, u bë mbret në moshën 33-vjeçare. Kur ti kthen kokën pas dhe bën bilancin e jetës së vet nuk besoj se do e mendonte ndonjëherë, edhe Meta që u bë Kryeministër në moshën 30-vjeç nuk e ka arritur dot.

Një njeri me energji të jashtëzakonshme. Ai ishte 21 vjeç, kur Kryeministri serb Pashiç e kërkoi në një takim individual, ka qenë po 21 vjeç kur shkoi në varrimin e perandorit të Austro-Hungarisë dhe u takua me takua me perandorin e ardhshëm Karl. Në brendësi është një personazh që e sjellin rrethanat historike.

Rrethanat e caktuara prodhojnë personazhe atipik të cilët nuk i përshtaten kushteve normale të zhvillimeve”, tha Fevziu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result