Akuzat ndaj Berishës dhe Malltezit, biznesmeni Fatmir Bektahi jep shpjegime në SPAK për 2 ore e 30 minuta në prani të avokates

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Biznesmeni Fatmir Bektashi i akuzuar për korrupsion e pastrim parash, në të njëjtin proces hetimor me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezi, u mor në pyetje këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

Ai qëndroi 2 ore e 30 minuta përpara oficerëve të byrosë Kombëtare të hetimit për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompeksit sportiv Partizani. Bektashi është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Edhe për ish kryeministrin Berisha gjykata ka firmosur të njëjtat masa, pasi e dyshon për korrupsion, ndërsa Malltezi ndodhet në qeli. Sipas SPAK Berisha përmes ndryshimeve ligjore ka favorizuar dhëndrin e tij për të privatizuar ish-kompleksin sportiv, prej nga ky dyshohet se Malltezi ka përfituar një shumë prej 5.4 mln eurosh.

Share This Article