Albania
“Jamarbër Malltezi mbahet i burgosur politik”- Ivi Kaso: SPAK me akuzë qesharake ndaj tij, po shkel ligjin sipas orekseve politike të Ramës
Në një deklaratë për media, përfaqësuesi për çështjet ligjore të Rithemelimit, Ivi Kaso, është shprehur se prej 20 ditësh, Jamarbër Malltezi po mbahet me urdhër politik i burgosur, vetëm se është Këshillit Kombëtar të PD dhe dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Ivi Kasos, SPAK po shkel ligjin sipas orekseve politike të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se akuza ndaj tij është qesharake dhe se mungesa e arsyetimit për caktimin e masës së arrestit e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm.
Kaso ka renditur dhe disa fakte për të forcuar argumentin e tij, teksa shprehet se vendimi i Gjykatës iu dha Jamarbër Malltezit vetëm në datë 8 nëntor, pra 16 ditë pas seancës së rikonfirmimit dhe 14 ditë pas kalimit të afatit, duke i mohuar atij të drejtën e apelit dhe kundërshtimit të kësaj farse gjyqësore.
Deklarta e plotë e Ivi Kasos:
Prej 20 ditësh anëtari i Këshillit Kombëtar dhe Kryetari i Departamentit të Mjedisit të Partisë Demokratike prof. Jamarbër Malltezi, mbahet me urdhër politik i burgosur, si person nën hetim, pas tre vitesh hetime shteruese nga prokuroria politike e Edi Rames, nuk u gjet dot asnjë provë, fakt apo dokument dhe asnjë dëshmi që të fajësojë atë, pra të faktojnë se ai ka kryer ndonjë vepër penale.
Prof. Jamarbër Malltezi mbahet i burgosur politik vetëm e vetëm se si anëtar i Këshillit Kombëtar tëPD dhe kryetar i departamentit të Mjedisit nëqindra e qindra raste në rrjetet sociale, mediat e shkruara dhe elektronike, ka denoncuar me forcën më të madhe, dhe me dokumente tëpakundërshtueshme vjedhjet dhe lidhjet me krimin e Edi Ramës, klanit të tij familjar, ministrave dhe zyrtarëve të tij lokalë dhe qëndror, si dhe ka mbrojtur pa u lëkundur vlerat dhe parimet qëndajnë së bashku demokratët shqiptar.
Nuk ka asnjë dyshim se Jamarbër Malltezi mbahet i burgosur politik edhe për faktin se ai është dhëndri i kryetarit të PD Sali Berisha, parti e cila po i bën çdo ditë autopsinë kufomës politike të narkoshtetit të Edi Ramës.
Edi Rama me larot e tij për hakmarrje politike urdhëroi në një akt hakmarrës primitiv arrestimin e tij brutal në aeroportin e Rinasit, si një armik të tij personal, ndonëse mbi të nuk kishte as dhe një akuzë të vetme penale.
Paria Demokratike deklaron se SPAK-u i partisë nuk ka juridiksion mbi Jamarbër Malltezin, por ai është aty si i dënuar politik sepse SPAK shkel ligjin sipas orekseve politike të Edi Ramës.
Në shkelje të plote të ligjit SPAK shpik ligje për të mbajtur me porosi politike në burg Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndiqet penalisht nga Struktura e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pa qenëkurrë zyrtar.
SPAK pretendon se ai ka kryer korrupsion pasiv, pra ka marrë para. Po për çfarë? Për të fituar vete pronen e tij te ligjshme?!
Korrupsioni nënkupton dhënien e parave nga personi që përfiton diçka që nuk i takon me ligj dhe jo marrjen e tyre për të marrë atë që të takon me ligj. Në shpikjen e SPAK Jamarber Malltezi i ka dhënë vetes para që të fitojë pronën e familjes së tij. Kjo akuze qesharkë bëhet vetëm që t’i shërbehet luftës politike të Edi Ramës.
Partia Demokratike deklaron se mospërmbushja e bazave ligjore për caktimin e masës arrest me burg është dëshmi tjetër flagrante e karakterit politik të burgosjes së Prof. Malltezit.
Neni 228 pika 3 i Kodit të Procedurës Penale,përcakton se masat e sigurimit personal vendosën:
a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit;
b) Cilat rrethana në këtë rast rrezikojnë marrje e provave të 10 apo 20 viteve më parë. Zero. Asnjë. Përveç mllefit politik të Edi Ramës, që e ka vënë drejtësinë nën thundër dhe e përdor si drapër mbi opozitën. Asnjë fakt nuk ka arsyetuar gjykata se pse duhej masa e sigurisë. Kjo sepse masa duhej vetëm për të mposhtur opozitën dhe jo për të zbatuar ligjin.
Por SPAK s’ka më lidhje me ligjin.
Po ky nen në piken (b) përcakton se; masat e sigurimit personal vendosen kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.
Jamarber Malltezi nuk është i pandehur, por “person nën hetim”, por ndaj tij përdoret masa arrest me burg vetëm si hakmarrje politike.
Që prej tri vitesh ka qenë fakt publik iinformuar ne media se kjo çështje po hetohej dhe Jamarbër Malltezi ka pasur çdo mundësi për të ikur. Por as i ka shkuar në mendje njëgje e tillë. SPAK i di shumë mirë këto, por e përdor ligjin si çekan të Edi Ramës ndaj opozitës.
Po ky nen në piken (c) parashikon se; Masat e sigurimit personal vendosen kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin proçedohet.
Çfarë vepre do të kryejë Jamarbër Malltezi? Ku është vepra e rëndë penale që mund tëpërsëritet këtu?
Neni 230 përcakton kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit në burg dhe sanksionon se “Arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.
Jamarber Malltezi, një profesor universiteti pa asnjë rrezikshmëri shoqërore, me një kontribut shoqëror të rëndësishem në fushën akademike dhe në atë politike, është sot në burg politik.
Cila është rrezikshmëria e lartë e veprës penale që ka kryer ai? Kamikazët e drejtësisësë re nuk shqetësohen të arsyetojnë këtë pikëtë vendimit sipas detyrimit ligjor që kanë, sepse ligji është një leckë me të cilën ata fshijnë këpucët e Edi Ramës.
Mungesa e arsyetimit për caktimin e masës së arrestit e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm, sipas nenit 245 të Kodit tëProçedurës Penale.
Për Partinë Demokratike dëshmi tjetër e qartëe karakterit politik të burgosjes së Prof. Dr.Jamarbër Malltezit është vendimi për arrestimin e tij në date 20.10.2023 i cili ështëmarrë në bazë të një vendimi absolutisht të pavlefshëm, në kuptimin e nenit 245 paragrafi1(ç) të Kodit te Procedures Penale, i cili parashikon se: “Vendimi që cakton masën e sigurimit përmban, me pasojë pavlefshmërie:…ç) parashtrimin e shkaqeve pse nuk merren parasysh pretendimet e parashtruara nga mbrojtja, si dhe arsyetimi ipapërshtatshmërisë së masave të tjera të sigurimit, kur caktohen masat e sigurimit shtrënguese të parashikuara nga nenet 237, 238 dhe 239 të këtij Kodi;”
Pra me fjalë të tjera, është absolutisht ipavlefshëm vendimi i caktimit të masës sësigurisë që nuk ka arsyetuar refuzimin ose pranimin e argumentave të mbrojtjes, qofshin këto të dhëna nga avokati apo nga personi nën hetim.
Lexoni pak vendimin prej 200 faqesh tëGJKKO të datës 20 tetor dhe gjeni qoftë edhe në një rresht të vetëm një argument të vetëm të mbrojtjes.
Kjo sepse në 3 vjet hetime të drejtuara nga Taulant Balla e Edi Rama, prokurorët e SPAK nuk guxuan kurrë të thërrisnin në pyetje Jamarbër Malltezin apo Sali Berishën, për arsyen e thjeshtë sepse ata do të zbërthenin menjëhere shpifjet e pabaza të Taulant Ballës dhe shtrembërimet e fshehjet e dokumentave të SPAK.
Në shtator të këtij viti, Jamarbër Malltezi bëri padi për kallzim të rremë ndaj Taulant Ballës në SPAK mbi akuzat e tij po në këtë çështje. Në atë padi ai parashtronte të gjithë përgjigjet dhe argumentat e tij kundër këtyre akuzave, si dhe dërgoi një sërë dokumentash zyrtare qëprovonin vërtetësinë e deklaratave të tij.
SPAK sigurisht që nuk guxoi të merrte Ballën të pandehur për kallzim të rremë, dhe ktheu përgjigje se çështja ishte ende nën hetim. As edhe argumentat që Jamarbër Malltezi paraqiti në kallzimin e tij ndaj Ballës në prokurori nuk u përmenden nga kjo e fundit apo nga gjykata në vendimin e masës sësigurisë, sikur ato të mos ekzistonin.
Pra gjykata vendosi masën e arrestit me burg, pa e pyetur kurrë personin dhe pa dëgjuar qofte edhe një fjalë prej tij për akuzat e ngritura e të hetuara për tre vjet dhe pa gjetur pas tre vitesh hetime shteruese asnjë provë, fakt apo dokument, asnjë deshmi nga dhjetëra të pyetur, që e fajëson atë.
Ndaj sipas neni 245 ky vendim ështëabsolutisht i pavlefshëm.
Gjykata bëri seancën e rikonfirmimit të arrestit në date 23 tetor 2023. Sipas Kodit tëProcedures Penale, neni 248 pika 2 fjalia e fundit, gjykata duhet të zbardhte dhe depozitonte vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve, pra në datë 25 tetor.
Kjo është një nga garancitë që ofron Kodi iProcedurës Penale, në mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar dhe evitimin e burgimit të padrejtë. Dispozita pra synon tëgarantojë vijimin pa humbur kohë me procedurat e apelit.
(Për informacion, pas këtij afati gjykata duhet të çonte aktet në gjykaten e apelit brenda 3 ditësh, dhe kjo e fundit ta gjykonte çeshtjen brenda 10 ditësh nga dorezimi i apelit).
Por kamikazët e Edi Ramës njohin për ligj vetëm urdhërat politike. Vendimi i Gjykates iu dha Jamarbër Malltezit vetëm në datë 8 Nëntor, pra 16 ditë pas seancës sërikonfirmimit dhe 14 ditë pas kalimit të afatit, duke i mohuar Jamarbër Malltezit të drejtën e apelit dhe kundërshtimit të kësaj farse gjyqësore.
Neni 249 pika 7 parashikon se; “Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë”. Pra Jamarber Malltezi, është mbajtur në burg për dy javë të tjera në mënyre të paligjshme, sepse vendimi i gjykatës kishte humbur fuqinë. Çdo gjykatës me integritet duhet tënjihte gabimin dhe të lironte personin nga arresti.
Mbi një vendim të pavlefshëm, mbi një vendim që ka humbur fuqinë, apeli nuk ka më objekt. Por gjykata nuk njeh ligj, por veç urdhëratpolitikë të Edi Ramës.
Shembull i qartë i kësaj është se gjykata kamikaze vendosi sekuestro të pasurive tëJamarbër Malltezit dhe familjes së tij brenda natës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartëmbi sekuestrot.
Ndërkohë që banditëve të Ramës u lihen sipas deshirës së tyre tre muaj kohë për tëfshehur dhe transferuar pasuritë jashtë vendit.
Për hakmarrje politike Malltezit iu sekuestruan brenda natës prona të blera me të ardhurat e krijuara para privatizimit të “Kompleksit Partizani”, ndër to edhe prona të blera me tëardhurat e bashkëshortes. SPAK kishte çdo tëdhënë që këto prona ishin blerë para privatizimit dhe kishin burime plotësisht tëligjshme nga puna e tyre, e deklaruar me transparencë në organet përkatëse dhe e tatuar sipas ligjit, pasi SPAK kish sekuestruar çdo akt mbi të gjithë pronat e familjes Malltezisi dhe kishin bërë për tre vite hetim pasuror tëimtësishëm edhe për fëmijët e tyre, pa mundur të gjenin qofte edhe nje shkelje tëvetme.
Por ata nuk janë prokurorë publikë, por banditë me licensë qeveritare për të linçuar opozitën.
Në një akt banditesk SPAK sekuestroi çdo dokument nga të gjithë zyrat e nënkontraktorëve të financës dhe noterisë ku mbaheshin të dhënat personale dhe familjare.
Marrja e materialeve është e drejtë e hetimit, por pengimi i palës nën hetim për të pasur akses tek dokumentat e veta me qëllim pengimin e tij për mbrojtje efektive ështëbanditizëm, akt i mirëfilltë politik, një dhunim i hapur i të gjithë garancive kushtetuese dhe konventave në të cilat aderon Shqipëria.
Në seancën e konfirmimit të masës sësigurisë, avokatëve u është dhënë 4-5 orë për të lexuar 42 volume me nga 500 faqe secili dhe dosjet me prova iu dhanë avokatëve vetëm në datë 1 ose 2 Nëntor. Deri atëherëata nuk kishin asnjë akses në dokumenta mbi të cilat do të ndërtonin mbrojtjen. Jamabër Malltezi deri sot në mëngjes nuk ka pasur akses mbi dosjen e provave të prokurorisëndaj tij.
Avokatët e Sali Berishës nuk kanë pasur mundësi të shohin dosjen. U është dhënë tre orë kohë për të lexuar 42 volume me nga 500 faqe dhe u ka qëndruar tek koka oficeri igjykatës që të mos u bënin foto dokumentave.
Partia Demokratike denoncon me forcën mëtë madhe mbajtjen nga Edi Rama, të burgosur politik me akuza fallco dhe në shkelje të rëndëtë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit të anëtarit të Këshillit Kombëtar dhe Kryetarit tëDepartamentit të Mjedisit të kësaj partie Prof.Jamarbër Malltezit dhe kërkon lirimin e tij tëmenjëhershëm.
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
Albania
Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?
Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.
Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.
Një rënie e ndjeshme e temperaturave
Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.
Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.
Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.
Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.
Rrotullimi i temperaturës
Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.
Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.
Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.
Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan
Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.
Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.
Albania
Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj
Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.
E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve
Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
