“E majta italiane po tenton të përjashtojë Ramën nga PSE pas marrëveshjes për emigrantët”- Meloni publikon reagimin e kryeministrit: Përgjigje efektive!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja italiane ka reaguar në lidhje me përpjekjet e të majtës italiane për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga Partitë Socialiste Europane, për shkak të marrëveshjes për emigrantët.

Giorgia Meloni ka publikuar videon e Ramës ku shpreh reagimin e tij në lidhje me kërkesën e së majtës italiane.

Kryeministrja italiane e ka cilësuar përgjigje të duhur atë të Ramës, ku thotë se marrëveshja nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën, por është e duhura për të mbështetur Italinë në këto momente, për menaxhimin e flukseve të migrantëve.

“E majta italiane po kërkon të përjashtojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama nga Partitë Socialiste Europiane për marrëveshjen që firmosi me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij efektive”, shkruan Meloni në platformën “X”.

Share This Article