Gjikondi: Berisha nuk ka hallin e Metës. Kërkon të ketë një batalion të gatshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke komentuar marrëdhëniet mes ish kryeministrit Berisha dhe ish presidentit Meta, juristja, Brisida Gjikondi, tha në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 HD, se zoti Berisha nuk ka hallin e zoti Meta.

“Ai do të shtojë grupin e tij të rezistencës dhe agresivitetit ndaj SPAK-ut” tha zonja Gjikondi.

Sipas saj, zoti Meta po komunikon me Facebook kundër SPAK-ut, ndërsa ka një pozitë më të lehtë se zoti Berisha. Ai nuk është në hetim, por person në dijeni.

Zonja Gjikondi këmbënguli se zoti Berisha kërkon të mbarti situatën kundër SPAK negativisht.

“Ai është armiku ynë, ndërsa Meta është me ne” perifrazoi ajo qëndrimin e zoti Berisha.

Share This Article