Forumi i Paqes në Paris, Kurti pritet nga Macron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij janë pritur të premten në takim nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti përmes një postimi në Facebook.

Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, kryeministri Kurti ishte pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në  Forumin e Paqes.

Të shtunën, kryeministri Kurti do të marri pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

Share This Article