I cilësuar si një prej prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në Amerikën Latine, arrestimi i Dritan Rexhepit ka bërë bujë në Ekuador dhe jo vetëm.
Rexhepi, i njohur si kreu i kartelit të parë shqiptar shqiptar “Kompania Bello”, përmes falsifikimit të një sërë raporteve mjekësore nga një spital, arriti të fitonte lirinë nga burgu i Ekuadorit.
‘Baroni” i kokainës ka arritur të t’i shpëtojë burgimit në Durrës, më pas në Belgjikë dhe në Itali, por në Ekuador ai nuk ia ka hedhur aq paq dhe ka hasur me investigimin e ish kandidatit për president, Fernando Villavicencio.
Pas lirimit të Rexhepit nga burgu i Ekuadorit, Villavicencio denoncoi në prokurori trafikantin shqiptar, gjykatësin Poma Chamba, një mbrojtës publik, shtatë zyrtarë nga Shërbimit Kombëtar të Kujdesit Gjithëpërfshirës (SNAI), gjashtë mjekë nga Spitali del Guasmo si dhe një mik të Rexhepit.
Villavicencio kishte deklaruar se me një raport të rremë mjekësor, gjyqtari Poma urdhëroi që t’i hiqej pajisja elektronike si dhe urdhëroi paraqitjen e tij çdo 15 ditë në Njësinë e Riintegrimit Social të SNAI në Guayas.
“Gjëja e habitshme është se ky njeri nuk shfaqej kurrë, por ai rezultonte si i paraqitur çdo 15 ditë”,- shprehej Villavicencio.
Disa kohë pas denoncimit, ish kandidati për president u ekzekutua gjatë një tubimi elektoral, më 9 gusht të këtij viti.