SHBA/ Pas 35 vitesh burg, 65-vjeçari çlirohet nga akuzat për sulm seksual ndaj të miturës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë i akuzuar për hyrje me dhunë në një shtëpi dhe sulm seksual ndaj një vajze 11-vjeçare në Miçiganin jugperëndimor është liruar nga burgu pas 35 vitesh, pasi autoritetet konstatuan se ai ishte dënuar gabimisht.

Louis Wright, tani 65 vjec, i cili ishte dënuar në vitin 1988 u lirua nga një gjykatës të enjten me kërkesë të Prokurorit të Qarkut Calhoun dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Testet e reja të ADN-së tregojnë se Wright nuk është autori”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Wright mund të kërkojë 1.75 milionë dollarë sipas një ligji shtetëror që jep 50,000 dollarë për çdo vit të kaluar në burg për një dënim të rrëzuar bazuar në prova të reja.

Share This Article