Kurti pas takimit me O’Brien: SHBA konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Francë me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin ka biseduar mbi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

Kurti, në një postim në rrjetin social X, ka thënë se në këtë takim ka marrë konfirmimin për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“Kënaqësi të takoj ndihmës sekretarin e Shtetit O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar ai.

Share This Article