Deklaratat e saj shkaktuan valë reagimesh! Politico: Ja pse Suella Braveraman konsiderohet si politikania më e urryer në Britani!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej disa ditësh, Suella Braveman është figura politike më përçarëse, nëse jo më e urryer, në Britani, shkruan Politico.

Jo pa arsye…

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur’ këtë mënyrë jetese”. Deklaratat e saj shkaktuan furtunë reagimesh, në një moment kur një numër rekord britanikësh pa vuajnë rritjen e kostos së jetesës.

Për herë të dytë në muajt e fundit, disa nga kolegët e saj deputetë konservatorë kanë protestuar në Partinë Konservatore për retorikën e saj. Në shtator, pretendimi i saj se emigrantët po paraqiteshin si homoseksualë për të fituar azil, tërhoqi reagime dhe dënime nga këngëtari Elton John, ndër të tjera.

Përveç kësaj, ajo i ka etiketuar më parë ardhjet e emigrantëve si një “pushtim“, duke bërë që kryepeshkopi i Canterbury të flasë për “retorikë të rrezikshme”.

Këtë herë, në një postim të një jave më parë në platformën X (ish Twitter), Braverman tha se dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike.

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga rreshtat e tendave të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese ,” shkroi ajo.

Postimi ka zemëruar organizatat e ndihmës, opozitën dhe madje edhe disa deputetë konservatorë pasi Britania, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, përballet me një krizë akute strehimi dhe kostoje jetese, të përkeqësuar nga inflacioni. Edhe kryeministri, Rishi Sunak, u distancua nga linja e ashpër e ministres të tij.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në tetor, nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti 104,510 familje në Angli jetonin në strehim të përkohshëm, një rritje prej 10% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një numër i paprecedentë nga viti 1998, kur filluan të mbahen të dhënat.

Në Londër, 3,272 njerëz flenë në rrugë apo në barake që prej muajit prill të këtij viti, rreth gjysma e tyre e bëjnë këtë për herë të parë.

Share This Article