Kryeministri izraelit: Po bëjmë gjithçka për të liruar pengjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se po bëjnë gjithçka për të liruar pengjet nga Hamasi.

“Ne jemi të angazhuar dhe po punojmë gjatë gjithë kohës në mënyrë që të lirojmë pengjet nga duart e Hamasit”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka thënë se është takuar me familjarët e pengjeve, ndërsa i bën thirrje ndërkombëtarëve që të bashkohen në përpjekjen e Izraelit për të liruar pengjet.

“E gjithë bota duhet të bashkohet me ne për të liruar pengjet. Dhe të vetmin armëpushim do të konsiderojmë atë në të cilin do të lirohen pengjet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Share This Article