“Partizani”/ GJKKO i dërgon me postë shkresën Berishës, njoftimi kthehet me nënshkrimin….

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin për Sali Berishën, pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu bëhet me dije se dëftesat e komunikimit u janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

Share This Article