E shtuna e 11 nëntorit ishte tragjike për Egnatian dhe futbollin shqiptar. Sulmuesi dhe kapiteni i rrogozhinasve, Raphael Dwamena u rrezua ne toke gjatë ndeshjes me Partizanin dhe arresti kardiak ka qenë fatal duke i marrë jetën.
Dhimbja është e madhe në klubin që kryeson Superligën, me kolegët e tij që janë prej ditësh në lot. Tanimë Donald Mëllugja, shoku i tij i ekipit ka përjetësuar kujtimin e sulmuesit duke e bërë tatuazh. “Pusho në paqe”, shkruhet në tatuazhin me imazhin e Dwamenas, si edhe datën e ndarjes nga jeta, 11.11.2023.