Tentoi t’i vendoste flakën Prokurorisë italiane, arrestohet 60-vjeçari shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë në Monza, Itali, mëngjesin e sotëm (15 Nëntor) rreth orës 07:00 me orën lokale.

Teksa ka hedhur pesë litra benzinë ​​në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë, i cili më pas ka ngritur alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin Prokurorisë, raporton Ansa.

Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe Policia Shkencore e Monzës. 60-vjeçari është dërguar në komisariat, i cili do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

Share This Article