Edvin Kuç, futbollisti me origjinë shqiptare, që është pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi, realizoi një supergol mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Lituanisë të vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Kapiteni aktual i Ballkanit, tundi rrjetën në minutën e 3-të, teksa me një predhë me të djathtë nga jashtë zonës, shtangu portierin kundërshtar, duke kaluar në avantazh malazezët, pas asistit të Jovetiç.
Ky ishte dueli i tretë i Kuç me fanellën e Malit të Zi. 30-vje;ari shqiptar debutoi më 12 tetor në miqësoren ndaj Lebanon, ku realizoi dopietë.
GOLI I KUÇ MBRËMJEN E SOTME: