Lufta në Lindje të Mesme/ Izraeli bombardon dy shkolla në veri të Gazës, Ministria: Raportohet për qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur. Reagon agjencia e OKB

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi, në një deklaratë ka raportuar se qindra njerëz janë vrarë ose plagosur në dy shkolla në veri të territorit.

Ministria pretendoi se Izraeli sulmoi shkollën al Fakhoura të OKB-së, në kampin e refugjatëve Jabaliya, dhe shkollën Tal al Zaatar, në Beit Lahiya, shkruan SkyNeës.

Në minutat e fundit, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë, Philippe Lazzarini, tha se ai ka parë “imazhe të tmerrshme” të njerëzve të vrarë dhe të plagosur në një shkollë të UNRWA, pa specifikuar nëse ishte al Fakhoura.

Në një postim në “X”, ai thekson se sulmet duhet të ndalin, ndërsa shton se një “armëpushim humanitar nuk mund të presë më”.

“Duke marrë imazhe dhe pamje të tmerrshme të dhjetëra njerëzve të vrarë dhe të plagosur në një shkollë tjetër të UNRËA që strehon mijëra të zhvendosur në veri të Rripit të Gazës. Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen. Një armëpushim humanitar nuk mund të presë më”, shkruan ai.

Share This Article