“Amnistia e dytë brenda katër muajve”, Berisha: Aktakuza për Beqajn e firmosur në zyrën e Ramës, tallje me shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka deklaruar se aktakuza për Ilir Beqajn, është shkruar në zyrën e Ramës.

Sipas tij kjo aktakuzë është tallje e ulët dhe cinike për shqiptarët, sepse është amnistia e dytë brenda katër muajve për Beqajn.

“Aktakuza për Ilir Beqajn e shkruar n zyrat e Ramës është tallje e ulët cinike me shqiptarë. Dëshmi e shndërrimit të SKAP në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare. Është amnistia e dytë brenda katër muajve për hajdutin Ilir Beqaj, dhe mbrapa tij Edi Rama. Aktakuza për shpërdorim detyrë se nuk parandaloi konfliktin e interesit dhe se nuk ka konstatuar kostot e fryra është një tallje e ulët cinike për shqiptarët”, tha Berisha.

Share This Article