Përpara se Shqipëria të shkojë në Europian, kuqezinjtë dëshirojnë të përmbyllin me sukses fushatën eliminatore. Përballë janë Ishujt Faroe, një kundërshtar pa pretendime dhe që vjen në Tiranë thjeshtë për shëtitje.
Tifozët e Kombëtares po përgatiten për festën e madhe dhe me shumë mundësi, do ketë një flamur gjigand që do shpaloset në “Air Albania”. Të paktën, kjo është ajo që kuptohet nga postimet e tifozëve në rrjetet sociale!
Shqipëria ka grumbulluar 14 pikë deri më tani dhe me një fitore eventuale, mbyll kualifikueset me 17 pikë, një shifër e kënaqshme. Shorti i Euro 2024 do hidhet pasditen e 2 dhjetorit dhe ne nuk ka mbetet asgjë tjetër vetëm se t’i urojmë fat djemve.