Akuzohen për korrupsion, Zelensky shkarkon dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes kibernetike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu ukrainas i Shërbimit Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit dhe zëvendësi i tij u shkarkuan me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky. Dyshohet se shkarkimi vjen si pasojë e korrupsionit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, janë pushuar nga detyra Yuriy Sykhol, kreu i Shërbimit Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit të Ukrainës (SSSCIP) dhe zëvendësi i tij, Viktor Zora.

Autoritetet ukrainase dyshojnë se zyrtarët në fjalë kishin blerë softuer me një çmim të tepruar nga dy kompani që dyshohet se i kontrollonin në një shitje që ishte e mbyllur për ofertuesit e tjerë, tha Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës.

Share This Article